Vazhdojnë problemet për Barcelonën, lëndohet Dembele

by admin
Spread the love

Gjigandi katalunas Barcelona ka konfirmuar që Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim në muskul, vetëm dy ditë pasi që francezi u rikthye nga lëndimi në gju i cili e mbajti jashtë fushave për pesë vite.

Dembele e bëri paraqitjen e parë në këtë sezon kur e zëvendësoi mesfushorin Gavi në minutën e 65’, në fitoren minimale 1:0 të Barcelonës kundër Dynamo Kyiv, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, gjigandi katalunas tani e ka konfirmuar tani që Dembele nuk do të jetë i gatshëm për grumbullim, dhe rikuperimi i tij do të tregojë saktësisht datën e rikthimit.

Ish-ylli i Borussia Dortmund ka pasur vazhdimisht probleme me lëndime që nga transferimi i tij te Barça.

Po ashtu, klubi nga La Liga e ka konfirmuar që amerikani Sergino Dest do të mungojë në ndeshjen e Barcelonës në vikend kundër Celta Vigos për shkak të një lëndimi në shpinë.


Top Channel

You may also like