Vazhdojnë hetimet për nipin e zhdukur të Lube Boshkovskit – Shqip

by admin
Spread the love

30 DITË PARABURGIM PËR DY RRËMBYESIT E SAMOIL BOSHKOVSKIT

Gjykata Penale ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe u ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve dy personave të dyshuar se janë të implikuar në rrëmbimin e Samuel Kostadinovskit, nipit të Lube Boshkovskit, njofton KlanM.

Dy shkupjanët para tri ditëve ishin arrestuar, kurse Prokuroria edhe zyrtarisht hapi hetimet për këtë rast.

“Më 3 Mars kanë martrë pjesë në veprime për rrëmbimin e një personi në Kisela Vodë. Të dyshuarit janë të moshës 25 dhe 30 vjeç dhe paraprakisht janë mbajtur për bisedë të skurtër prej 48 orëve, me qëllim të sigurimit të dëshmive. Paraburgimi kërkohet për shkak të dyshimeve se mund të arratisen, të shkatërojnë dëshmi dhe të ndikojnë ndaj dëshmitarëve” – thonë nga Prokuroria Publike.

Ndryshe, tashmë dhjetë ditë nuk ka gjurmë të 26-vjeçarit Samoil Kostadinovski, që ishte zhdukur në fillim të këtij muaji. Rastin në polici, sic percjell KlanM, e ka denoncuar vëllai I tij, 32 vjecari M.K, kurse në evidencën e MPB-së thuhet se më 4 Mars në orën 08.00 ka denoncim për të riun që është larguar nga shtëpia dhe nuk ëhstë parë nga askush.

Mediat maqedonase, sic percjell KlanM, kanë njoftuar se ai është rrëmbyer, kurse këtë e konfirmoi edhe Prokuroria që ka nis procedurën kundër dy personave. Mediat maqedonase shkruajnë se jozyrtarisht makina Opel me të cilën është rrëmbyer I riu është djegur

Samoil Kostadinovski është djali I vëllait të Violeta Boshkovskës, bashkëshortes së ish-Ministrit të Brendshëm, Lube Boshkovski. /KlanMacedonia/

You may also like