Vazhdojnë hetimet për Juventusin, në prokurori thirren edhe dy lojtarë të tjerë

by admin
Spread the love

Pas Dybalës është radha e dy lojtarëve të tjerë të Juventusit për të dëshmuar në prokurori. Bëhet fjalë për mbrojtësin Alex Sandro dhe mesfushorin Federico Bernardeschi.

Të dy lojtarët janë thirrur në prokurori për të dëshmuar mbi bilancet e rreme të publikuara nga Juventusi. Bëhet fjalë për pagat në muajt e parë të karantinës gjatë fillimit të pandemisë.

Lojtarët e Juventusit pretendohet se kanë hequr dorë nga paga e tre muajve gjatë pandemisë. Megjithatë, edhe pse nuk janë paguar, Juventusi i ka futur gjithsesi ato në bilance duke krijuar një rritje të rreme të shifrave në klub. /oversport.tv

You may also like