VATIKAN – Papa Françesku: T’u jemi pranë të gjithëve që vuajnë nga lufta

by admin
Spread the love

VATIKAN, 17 mars /ATSH-DPA/ – Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kirill zhvilloi një bisede telefonike me kreun e Vatikanit, papa Françeskun.

Biseda telefonike trajtoi në detaje situatën në Ukrainë, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua aspekteve humanitare të krizës aktuale.

U diskutuan gjithashtu masat që të dyja kishat mund të ndihmonin në tejkalimin e krizës.

Sipas informacioneve nga Moska, Kirill dhe Françesku theksuan rëndësinë e negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës. Ata kishin shprehur shpresa për paqe në të ardhmen e afërt.

”Si pastorë, kemi për detyrë të jemi pranë të gjithë njerëzve që po vuajnë nga lufta dhe t’i ndihmojmë ata. Luftërat janë gjithmonë të padrejta”, shtoi papa Françesku.

Kirill ka mbështetur gjithmonë politikat e presidentit Vladimir Putin.

Ai fajësoi Perëndimin për luftën që Putin urdhëroi rreth tre javë më parë.

Vatikani është përpjekur të luajë rolin e ndërmjetësit të paqes që nga fillimi i luftës.

Në thirrjet e tij për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, Françesku deri më tani nuk e kishte përmendur kurrë Rusinë./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like