VARSHAVË – OSBE e shqetësuar pas raportimeve për bombardime në Ukrainën lindore

by admin
Spread the love



VARSHAVË, 17 shkurt /ATSH-DPA/- Raportimet se një kopsht fëmijësh në Ukrainën lindore u godit drejtpërdrejt nga bombardimet separatiste kanë shkaktuar shqetësim për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

“Bombardimet pa dallim të zonave civile përbëjnë një shkelje të qartë të armëpushimit dhe marrëveshjeve të Minskut. Ne bëjmë thirrje për parandalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit të mëtejshëm”, tha Zbigniew Rau, ministri i Jashtëm i Polonisë dhe kryetar i OSBE-së.

OSBE theksoi mbështetjen e fortë për të gjitha përpjekjet diplomatike që synojnë zbutjen e tensioneve të vazhdueshme dhe rivendosjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ukrainën lindore.

“Misioni i tij Special Monitorues në Ukrainë do të vazhdojë të luajë “rolin e tij jetik duke monitoruar dhe raportuar mbi situatën e sigurisë në terren”, shtoi OSBE. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: 330,799 qytetarë kanë dhënë opinionin në platformën e Këshillimit Kombëtar
Artikulli tjetërNJU JORK – BE: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse pushton Ukrainën


You may also like