VARSHAVË – Liderët polakë i bëjnë homazhe Papa Benediktit XVI

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VARSHAVË, 31 dhjetor /ATSH-DPA/- Politikanët kryesorë të Polonisë i kanë bërë homazhe Papa Emeritus Benediktit XVI pas vdekjes së tij ditën e sotme.

Bota ka humbur një nga teologët më të jashtëzakonshëm të shekujve 20 dhe 21″, shkroi presidenti polak, Andrzej Duda në Twitter.

“Me jetën e tij, punën e tij dhe shërbesën e tij baritore, Benedikti shërbeu si një udhërrëfyes në kthesat e pabesë të jetës moderne”, tha Duda.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e përshkroi Benediktin si një mendimtar të madh katolik, një autoritet shpirtëror dhe një njeri, megjithëse modest, me një madhështi të jashtëzakonshme.

“Benedikti, punoi ngushtë me Papa Gjon Pali II, me origjinë nga Polonia, si kryetar për një kohë të gjatë i Kongregacionit për Doktrinën e Besimit. Ndoshta kjo është arsyeja pse ai kishte një marrëdhënie të veçantë me vendin tonë,” tha Morawiecki.

Zëdhënësi i Konferencës së Ipeshkvijve të Polonisë, Leszek Gesiak, vlerësoi Papën gjermane si një person me thjeshtësi dhe përulësi të madhe. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like