VARSHAVË, 15 nëntor /ATSH-DPA/ – Rreth 331 600 persona u përpoqën të hynin në Bashkimin Evropian në mënyrë të parregullt në 10 muajt e parë të vitit, numri i kalimeve të parregullta kufitare më i larti që nga viti 2015, njoftoi sot agjencia e mbrojtjes së kufijve të BE-së, “Frontex”.
Vetëm në tetor, “Frontex” regjistroi 49 600 përpjekje të tilla, një rritje prej 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas agjencisë, një pjesë e tyre ishin refugjatë dhe migrantë që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Numri i personave që ikën nga Maroku, Senegali dhe Saharaja Perëndimore në Ishujt Kanarie, e njohur si rruga e Afrikës Perëndimore, pothuajse u dyfishua nga viti në vit në 27 700.
“Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimit të statistikave në vitin 2009”, tha agjencia. //a.i/