VARSHAVË – Frontex: Nivele rekord të kalimeve të parregullta në BE

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Shtatë muajt e parë të këtij viti, u regjistruan nivele rekord të kalimeve të parregullta kufitare në Bashkimin Evropian.

Agjencia e menaxhimit të kufijve të BE-së “Frontex” raportoi sot 176 100 përpjekje për të hyrë në bllok.

Kjo ishte shifra më e lartë për këtë periudhë që nga viti 2016 dhe paraqet një rritje prej 13%.

“Vetëm në korrik u regjistruan 42 700 kalime, një rritje prej 19% krahasuar me korrikun 2022”, tha agjencia.

Sipas të dhënave, u regjistruan 89 047 kalime nëpërmjet Mesdheut qendror, nga Libia dhe Tunizia nëpërmjet Siçilisë dhe Maltës.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti, numri i tyre është dyfishuar.

Ardhja e mijëra migrantëve në brigjet italiane ka krijuar tensione politike dhe i ka nxitur liderët e BE-së të kërkojnë një marrëveshje me Tunizinë për të parandaluar njerëzit që të nisen drejt Evropës.

“Frontex” theksoi se Deti Mesdhe mbetet i rrezikshëm dhe në shtatë muajt e parë të këtij viti u zhdukën më shumë se 2060 migrantë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like