VARSHAVË – 1.4 milionë refugjatë ukrainas ndodhen në Poloni

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 10 mars /ATSH-PAP/- Numri i refugjatëve që kanë mbërritur në Poloni tani ka arritur mbi 1.4 milionë brenda dy javësh që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Vetëm të mërkurën, 117,600 njerëz kaluan kufirin”, tha sot Roja Kufitare polake në Twitter.

Megjithatë, tani ka shenja se eksodi ka arritur kulmin dhe numri i kalimeve ditore po zvogëlohet.

“Deri në orën 7 të mëngjesit kishte 35% më pak refugjatë se mëngjesin e së mërkurës”, tha një zëdhënëse e Rojes Kufitare.

Roja Kufitare tha se rreth 141,000 njerëz ishin larguar nga Polonia për në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Shumica e tyre ishin ukrainas të kthyer, dhe mes tyre ishin edhe 12,000 polakë, kryesisht njerëz që shpërndanin ndihma humanitare.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser udhëtoi në Poloni të enjten për të diskutuar mbështetjen për refugjatët ukrainas me homologët e saj francezë dhe polakë.

Faeser njoftoi se Gjermania do të dërgojë pajisje mjekësore në Poloni pas një seance speciale të Komitetit të Brendshëm të Bundestagut të mërkurën. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like