VAR, gol i anuluar dhe penallti! Dyfishon Ekuadori, Botërori nis “zjarr”

by admin
Spread the love

Sistemi VAR menjëherë protagonist në ndeshjen hapëse në “Katar 2022”.

Në minutën e tretë të takimit Katar – Ekudor, Valencia arriti ta dërgonte topin në rrjetë me kokë, por gjyqtari italian Orsato mori një sinjalizim nga sistemi VAR, që pas disa minutave pritjeje vendosi ta anulonte golin.

Një vendim I diskutueshëm, që pritet të krijojë polemika ende pa nisur mirë Botërori.

16′ – Zhbllokohet takimi i parë i Botërorit, Ekuadori kalon në epërsi me një 11-metësh të fituar dhe shndërruar në gol nga Valencia.

31′ Shokohet Katari, Ekuadori realizon të dytin me Enner Valencian, 0-2.


Top Channel

You may also like