Van Gaal krijon polemika, ndonëse me covid ulet në pankinë kundër Gjermanisë

by admin
Spread the love

Louis Van Gaal është ne qendër të kritikave, pasi siç ka pranuar vetë trajneri i “tulipanëve”, është ulur në stol në miqësoren kundër Gjermanisë në “Johan Cruijff Arena” ndonëse ishte pozitiv me covid.

Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, Van Gaal ka thënë: “mos u afroni, jam pozitiv me covid”. Ndonëse pozitiv tekniku është paraqitur normalisht në stadium dhe është ulur në pankinë, duke përqafuar lojtarët e tij dhe ata kundërshtarë, madje pa mbajtur maskë.

Sjellja e tij ka hapur polemika, sidomos në Gjermani, ku mediat e kanë sulmuar ashpër, por Van Gaal është justifikuar kështu: “mjeku më tha se janë vetëm mbetje të virusit, që shfaqen në testin molekular. Testi i shpejt më nxori negativ”. / Oversport.tv

Foto: OnsOranje Twitter

You may also like