Van Dijk ka vetëm elozhe për Maldinin: E pabesueshme çfarë ka arritur  

by admin
Spread the love

Lista me lojtarët që kanë thurur elozhe për Maldinin është e gjatë, ndërsa kësaj liste së fundmi i është shtuar edhe mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk. Ai foli për mikrofonat e Sky Sports ku tregoi të gjithë respektin që ka për legjendën kuqezi.

“Respekti që kam për të është i pabesueshëm, është e qartë se ai është një legjend e futbollit. Është e pabesueshme mënyra se si ai luante dhe ajo çfarë ka arritur duke luajtur me Milanin për një kohë kaq të gjatë”.

Më pas ai komentoi edhe për bisedën që pati me të gjatë ndeshjes Milan-Liverpool në Champions: “Dua vetëm ta falenderoj. Gjatë kohës kur isha i dëmtuar po koleksionoja fanella dhe mora një fanellë nga ai që e firmosi për mua. Më erdhi sërish në mendje dhe e pyeta madje si po kalonte. Është një legjend e vërtetë, respekt”, përfundoi Van Dijk. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like