Van der Sar, mesazh nga spitali: S’jam më në reaminacion, së shpejti në shtëpi

by admin
Spread the love

Bota e futbollit dhe më gjerë mund të marrë frymë lirisht për Edwin Van der Sar.

Javët e fundit, ish-portieri i Ajaxit, Manchester United dhe Juves ishte shtruar me urgjencë në spital për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Por tani portieri duket se është më i mirë, siç dëshmohet nga një mesazh i postuar në llogarinë e tij në Twitter.

Van der Sar dha një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore pas shtrimit në spital dhe deklaratës pasuese për shtyp nga gruaja e tij:

“Së pari, duam t’i falënderojmë të gjithë për të gjitha mesazhet e mbështetjes. Jam i lumtur të njoftoj se nuk jam më në reanimacion. Megjithatë, jam ende në spital. Shpresoj të shkoj në shtëpi javën tjetër dhe të bëj hapin tjetër në shërimin tim!”


Top Channel

You may also like