Valencia ngec, triumfojnë Villareal dhe Elche ndaj Granada të Uzunit

by admin
Spread the love

Villareal ka marrë një fitore të rëndësishme, që e ngjit në vendin e gjashtë që të çon në kupat e Europës. “Nëndetësja” e verdhë iu fal një goli të Parejo në minutën e 64-t, për ta nxjerrë të mposhtur nga fusha e blertë skuadrën e Celta Vigo.

Getafe-Valencia është mbyllur në barazim pa gola. Vendasit shënuan me anë të Borya Mayoral në minutën e 71-të, por VAR vuri re një prekje me dorë dhe e anuloi, duke bërë që skuadrat të merrnin nga një pikë.

Granada ka pësuar një humbje që ia komplikon edhe më keq garën për të qëndruar në LaLiga. Skuadra e Myrto Uzunit u mposht në shtëpi nga Elche me rezultatin 0-1.

Fidel shënoi që në minutën e 11-të të ndeshjes dhe Granada nuk ia doli dot që të realizonte të paktën golin e barazimit. Levante e vendit te fundit mori një tjetër pikë, këtë herë pas barazimit 1-1 ndaj Espanyol.

Keidi Bare ishte titullar në këtë ndeshje dhe skuadra e tij shënoi e para me anë të Puado, pesë minuta pasi nisi pjesë e dytë. Në fund, në minutën e 80-të, Gomez shënoi golin që shmangu humbjen e Levante. / oversport.tv

Foto: LaLiga, Twitter

You may also like