Valë e re lagështie | Nga nesër reshje shiu, por pritet edhe borë – Shqip

by admin
Spread the love

Në Kodrën e Diellit reshje të borës – trashësia deri 40 cm

Me minus 5 gradë celsius, sic njofton KlanM, Kodra e Diellit, në mëngjes ishte vendi me temperaturë më të ulët dhe më I ftohtë në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë qendër të njohur turistike dimërore, sic njofton KlanM, ka rënë sasi e konsiderueshme e reshjeve të dëborës. Krahasuar me dje kur shtresa ishte 26 centimetra, në mëngjes trashësia I është afruar 40 centrimetrave.

Pamjet nga Kodra e Diellit, sic njofton KlanM, tregojnë se reshjet e dëborës po bien pandërprerë gjë që mund të ndikojë në nisjen e sezonit të skijimit, por edhe të shpëtimit të sezonit turistik në këtë qendër.

Derisa viteve të fundit, në vendin tonë po ndihet mungesa e theksuar e reshjeve të dëborës, xhirimet nga viti 1993 të shekullit të kaluar flasin të kundërtën.

Gjatë dimrit 1993 në Shkup, sic percjell KlanM, trashësia e dëborës ka qenë 64 centimetra, trashësi kjo më e madhe pas Kodrës së Diellit dhe Mavrovës.

Kronistët thonë se më 3 Janar vitit 1993 ishin anuluar katër varrime në Varrezat e Shkupit. Shtresa e dëborës ka qenë aq e madhe sa që askush nuk kishte mundur t`i gjejë parcelat e varreve.

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, sic njofton KlanM, paralajmëron se për shkak të ndikimit të një vale të re të lagësht do të nisin reshje shiu, që më intensive do të jenë të hënën dhe të martën paradite.

Reshje dëbore do të ketë në viset malore ku dukshëm do të rritet shtresa e borës, kurse borë pritet edhe në viset më të ulëta./KlanMacedonia

You may also like