Vajza e Malcom X, padi ndaj FBI-së, CIA-s dhe Policinë së New York-ut – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ilyasah Shabazz, vajza e ish-liderit të lëvizjes për të drejtat afrikano-amerikane në SHBA, ka njoftuar se do të padisë institucionet amerikane për vdekjen e tij.

Ilyasah Shabazz, vajza e ish-liderit të lëvizjes për të drejtat afrikano-amerikane në Shtetet e Bashkuara, Malcom X, ka njoftuar se do të padisë Byronë Federale të Hetimit (FBI), Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Departamenti i Policisë së New York-ut si dhe institucionet e tjera për vdekjen e tij.

Malcom X u vra në vitin 1965 në New York, për të cilin u dënuan tre burra dhe më pas dy u liruan dy vjet më parë, sipas portalit amerikan NUS.

“Për vite me radhë, familja jonë ka luftuar që e vërteta të dalë në shesh. Ne duam drejtësi për babanë tonë”, tha Ilyasah Shabazz në përvjetorin e vrasjes së Malcom X, ku morën pjesë motra e saj Qubilah Shabazz dhe avokati Ben Crump.

“Që nga viti 1965 ka pasur spekulime se kush ka qenë i përfshirë në atë vrasje. Nëse dikush e meriton drejtësinë pas gjithë këtyre viteve, janë këto dy gra”, tha Crump.

Ai shtoi se agjencitë qeveritare “posedonin prova faktike, prova që mbartin peshë shfajësuese, që ato ua fshehën me mashtrim burrave që u dënuan gabimisht për vrasjen e Malcom X”.

I pyetur nëse ai besonte se agjencitë qeveritare komplotuan për të vrarë Malcom X, Crump tha: “Kjo është ajo që ne po themi, po. Ata depërtuan në shumë organizata të të drejtave civile.”

 Malcom X u shqua si zëdhënës i Kombit të Islamit, një lëvizje islame dhe afrikano-amerikane. /tesheshi.com/

You may also like