Vajza e Guardiolës, Erling Haaland dhe një propozim surprizë për martesë

by admin
Spread the love

Tifozët e Manchester Cityt po e shtyjnë yllin e tyre, Erling Haaland dhe Maria Guardiola, që të konsiderojnë një lidhje romantike. Sugjerimet erdhën pasi Maria, vajza e Pep Guardiolës, ndau një seri fotosh në Instagramin e saj.

Maria ngjalli reagime nga tifozët e Manchester Cityt pasi ajo postoi disa fotografi të saj tek më shumë se 435,000 ndjekësit që ka në Instagram. “Martohu me Haaland”, komentoi një fans.

Një tjetër tifoz i Manchester City-t është gjithashtu i etur për të parë qendërsulmuesin dhe 21-vjeçaren të fillojnë një lidhje. “Ajo do të na japë një fëmijë Haaland gjenial”, shtoi fansi.

Kush është Maria Guardiola?

Maria aktualisht po jeton në Londër pasi e kaloi verën në Barcelonë. Së fundmi ajo ka nisur karrierën e saj si modele, duke promovuar një gamë rroba banje.

I tillë ka qenë ndikimi i Haaland në Premier League, saqë disa media po e lidhin atë, pa asnjë arsye të dukshme, me vajzën e Pep Guardiolës, thjesht bazuar në faktin se dyshja kanë pëlqyer fotot e njëri-tjetrit.

Marrëdhënia e Maria Guardiolës me Dele Allin

Dele Alli, ish-mesfushori i Spurs, ishte gjithashtu i lidhur me vajzën e Pep Guardiolës në të kaluarën. Futbollisti anglez dhe Maria Guardiola janë parë së bashku duke u puthur dhe madje duke dalë nga një restorant. Daily Mail publikoi ato fotografi, në të cilat dyshja shiheshin duke u larguar nga Mayfair në Londër.

 

Mesazhi i Maria Guardiolas për Pique

Vajza e Pep Guardiolas, Maria, ka ndërvepruar edhe me Gerard Pique në javët e fundit. Pasi ai pati ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou, ajo ndau disa fotografi në historinë e saj në Instagram të homazhit të bërë për Gerard Pique për tërheqjen e tij.

 

Si vajza e një prej figurave më të njohura të futbollit, ka kuptim që Maria Guardiola të përfshihet në atë botë. Megjithatë, deri më tani ka pak për të sugjeruar se ajo është në lidhje me ndonjë futbollist për momentin, ose se ajo ka ndonjë plan të martohet me Haaland thjesht për të krijuar një gjeni të vogël futbolli.

You may also like