Uzuni nuk ndalet me Granadën, realizon sërish dhe shkon në kuotën e 11 golave

by admin
Spread the love

Myrto Uzuni është i pandalshëm te Granada. Sulmuesi shqiptar arrin të realizojë një tjetër gol vendimtar për ekipin e tij duke i dhënë edhe fitoren përballë Burgos me rezultatin minimal 1-0.

Një gol që ka peshën e tre pikëve nga Myrto Uzuni që ngjitet në kuotën e 11 golave në Ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi beratas është edhe golashënuesi i këtij kampionati, i shkëputur me 4 gola më shumë nga ndjekësi i tij më i afërt.

Në përballjen ndaj Burgos, Myrto Uzuni realizoi në minutën e 41, i vetmi gol i këtij takimi. Me këtë fitore Granada vazhdon të luftojë për rikthimin në elitën spanjolle të futbollit dhe ngjitet në kuotën e 32 pikëve. /oversport.tv

Foto: LaLiga SmartBank, Twitter

You may also like