Ushtria ukrainase fiton terren në Kherson, rimerren disa territore të pushtuar

by admin
Spread the love

Trupat ukrainas kanë rifituar disa territore ndaj forcave ruse pas një kundërofensivë të suksesshme në qytetin jugor të Khersonit, ka thënë ministria e mbrojtjes së vendit.

Ministria nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se forcat ushtarake të Kremlinit kishin “pësuar humbje në trupa dhe pajisje”, e minuan territorin teksa u zmbrapsën dhe ngritën barrikada për trupat ukrainas.

Khersoni ishte qyteti i parë i madh që u pushtua nga Rusia, duke marrë kontrollin brenda javës së parë të pushtimit të tij.

Ai mbetet qytet kyç për forcat ruse, për shkak të vendndodhjes së tij në grykëderdhjen e lumit Dnieper, në bregun e Detit të Zi.

Teksa trupat rusë po paraqesin tashmë median e tyre, shërbimet e tyre të internetit dhe monedhën e tyre në rajon, forcat ukrainase po përpiqen të rifitojnë terren.

©Rruga Press

You may also like