Ushtria amerikane ka frikë se Putini po planifikon të përdorë një bombë bërthamore në Kiev

by admin
Spread the love

Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Vladimir Putin mund të kërcënojë me arsenalin bërthamor të Rusisë nëse forcat e mbrojtjes ukrainase vazhdojnë të pengojnë pushtimin e tij në vendin e tyre.

Scott Berrirer, Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, zbuloi shqetësimet në një raport prej 67 faqesh të kërcënime globale, të enjten.

Ai ngre spektrin e një sulmi të mundësh bërthamor në Kiev, kryeqyteti ukrainas i cili deri më tani i ka rezistuar përparimeve ruse.

Raporti i tij vë në duke se Rusia pretendon se po zhvillon raketa që janë të afta të anashkalojnë mbrojtjen e Perëndimit.

”Ndërsa kjo luftë dhe pasojat e saj dobësojnë ngadalë forcën konvencionale ruse, Rusia ka të ngjarë të mbështetet gjithnjë e më shumë në armët e saja bërthamor për të sinjalizuar Perëndimin dhe për të zbuluar forcën ndaj audiencës së saj të brendshme dhe të jashtme,” shkroi Berrier.

Megjithatë, pushtimi i Putinit në Ukrainë ka ngecur pas tre javësh, pasi forcat mbrojtëse ukrainase kanë tejkaluar pritshmëritë e inteligjencës ushtarake ruse, sipas analistëve perëndimorë.

Rruga Press

You may also like