ushtarë izraelitë që torturojnë palestinezët – Shqip

by admin
Spread the love

Në rrjetet sociale qarkullojnë video të shumta që tregojnë ushtarët izraelitë që abuzojnë dhe torturojnë të burgosurit palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Gazetari Yasser Okbi ka publikuar një video brutale që është mjegulluar dhe tregon dhunën e ushtrisë izraelite.

Videoja dyshohet se është marrë në afërsi të Hebronit. Duke marrë parasysh natyrën e regjistrimit, gazetari publikoi vetëm një pamje nga ekrani ku shihet një burrë gjysmë i zhveshur me duar dhe sy të lidhur i rrethuar nga ushtarë.

Sipas gazetarit, ushtarët arrestuan shtatë punëtorë që tentuan të hynin në Izrael pa leje pune. Disa prej tyre ishin krejtësisht të zhveshur dhe ushtarët i rrihnin.

Reagimi nga Ushtria izraelite

Madje, një nga ushtarët i ka shkelur kokën njërit prej palestinezëve me sy të lidhur. Edhe pse pamjet janë të paqarta, ato janë shqetësuese dhe tregojnë qartë një nga ushtarët duke e tërhequr zvarrë burrin në dysheme.

Në lidhje me videon ka reaguar edhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

“Sjellja e forcave që del nga dokumentacioni është serioze dhe jo në përputhje me komandat ushtarake. Rrethanat e rastit janë nën hetim”, tha një zëdhënës i IDF.

Videoja, megjithatë, nuk është e vetmja e këtij lloji që qarkullon në rrjetet sociale. Edhe pse jo në mënyrë eksplicite të dhunshme, njëra tregon një ushtar izraelit duke kërcyer një të burgosur palestinez me sy të lidhur derisa të humbasë ekuilibrin.

Zëdhënësi i organizatës jofitimprurëse Euro-Med Monitor, Muhammad Shehada, në Platformën X publikoi një seri të tërë videosh në të cilat ushtarët izraelitë torturojnë banorët palestinezë të Bregut Perëndimor të pushtuar.

“Mirëmëngjes, kurvë”, i tha një ushtar izraelit të arrestuarit me sy të lidhur dhe filloi ta shkelmonte, sipas një prej videove. /tesheshi.com/

You may also like