Ushtarë amerikanë trajnohen para ardhjes në Kosovë (FOTO) – Shqip

by admin
Spread the love

Misioni amerikan në NATO ka treguar se ushtarë amerikanë janë duke u trajnuar para ardhjes në Kosovë.

Përmes një postimi në X, thuhet se trajnimi quhet “fobia nga zjarri”.

ushtria amerikane trajnim kfor1
Ushtarë amerikanë trajnohen para ardhjes në Kosovë, në kuadër të KFOR-it. Foto: Misioni Amerikan në NATO / X
“Quhet trajnimi i ‘fobisë nga zjarri’. Po shihet pse. Trajnimi është organizuar për aleatët dhe partnerët e NATO-s përpara vendosjes së tyre në Kosovë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) po ndihmon për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara”, tha Misioni amerikan në NATO. /Klankosova.tv

You may also like