Uragani Otis godet brigjet e Meksikës – Shqip

by admin
Spread the love

Dëmet janë katastrofike, mijëra banorë mbeten pa energji ndërsa kritike është situata në Acapulco

Uragani Otis, një nga stuhitë më të forta ka goditur brigjet e Acapulcos në Meksikë, duke shkatërruar ndërtesa dhe infrastrukturën. Pamjet në mediat sociale treguan hotele të dëmtuara nga Otis një stuhi e kategorisë katërt, ura të dëmtuara, rrugë të bllokuara nga pemët e rrëzuara si dhe makina të zhytura nën ujë. Deri më tani nuk bëhët fjalë për viktima apo për të lënduar.

Mijëra banorë mbetën pa energji elektrike, ndërsa në qendër të Akapulkos aeroporti u mbyll deri në një njoftim të dytë, për shkak të Otis. Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së paralajmëroi për shira të dendur në Meksikën jugperëndimore dhe jug-qendrore dhe një rrezik të vazhdueshëm për përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitje dheu.

Qytetarët shprehen se forca e uraganit ishte shumë e fortë dhe një stuhi e tillë nuk ishte parë prej kohësh.

“Kjo me të vërtetë duket si një gënjeshtër. Çfarë është kjo? Ne jemi gjallë. Nuk e di si jemi gjallë. Siç e shikoni hoteli është shkatërruar dhe dëmet janë të konsiderueshme.”

Otis goditi bregun e Paqësorit pothuajse saktësisht tetë vjet pas uraganit Patricia, një stuhi që nxiti erëra prej 200 km në orë që shkaktoi dëme katastrofike duke vrarë dhjetra njerëz. Disa zona bregdetare në Meksikë në fillim të këtij muaji u përfshinë nga stuhia tropikale Max që u mori jetën dy personave , ndërsa rreth një javë më pas në shtetin e Nayarit, në veri-perëndim të Guerreros një person humbi jetën pas stuhisë Lidia.

Klan News

You may also like