United jashtë Championsit, del në skenë klauzola që varfëron lojtarët

by admin
Spread the love

Tashmë është fakt: Manchester United nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. Klubi anglez mund të marrë masa ndaj lojtarëve që nuk arritën kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, duke u ulur pagën.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, në kontratat e futbollistëve të United ekziston një klauzolë, që mbron arkat e klubit, që parashikon deri në ulje deri në ¼ e pagës nëse nuk arrihet kualifikimi në Champions.

Kjo klauzolë është bërë që të mbrojë rënien e të ardhurave të klubit nga bonuset dhe e drejta televizive që shpërndan UEFA. Sipas llogaritjes së “Daily Mail”, Ronaldo në një vit do të fitojë 6 milionë euro më pak si pagë. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter

You may also like