United cakton shifrën e parave për transferimet e janarit

by admin
Spread the love

Gjatë merkatos së verës Manchester United arritë të rikthejë në skuadër yllin portugez, Cristiano Ronaldon, duke besuar se mund të shkojë gjithccka mirë për të arritur tek trefetë e synuar, gjithashtu gjatë merkatës së verës është transferuar edhe Raphael Varanen, i cili nuk ka arritur të bindë deri tani.

“Djajtë e Kuq” e nisën mirë kampionatin, por në 3 ndeshjet e fundit kanë shfaqur probleme për të cilat trajneri Ole Gunnar Solskjaer është shprehur i pakënaqur. Man.United tani ndodhet pesë pikë larg kryesuesit, Chelsea.

Skuadra angleze është e vendosur të bëj transferime të reja gjatë merkatos dimërore të janarit, pasi titulli i kampionit mbetet objektivi i tyre.

Humbja 4-2 nga Leicesteri ka bërë të qartë se United ka nevojë për transferime.

Sipas “Daily Star” drejtuesit e klubit kanë vendosur 70 milionë funte, 83 milionë euro në tavolinë për transferimet e janarit.

Mbrojtjes pritet të jetë reparti ku do ketë ndërhyrje sepse nuk ka shfaqur një performancë të mirë gjatë ndeshjeve të fundit.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Djajtë e Kuq të tentojnë edhe transferimin e mesfushorit anglez Declan Rice gjatë janarit. 

You may also like