UNICEF-i dhe USAID-i dhurojnë 270 frigoriferë për ruajtjen e vaksinave

by admin
Spread the love

270 frigoriferë dhe ngrirëse janë dhuruar për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, donacion ky nga UNICEF-i dhe USAID.

Pranim-dorëzimi u bë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Të pranishmit thanë se ky donacion do të përforcojë sistemin e zinxhirit të ftohtë të vaksinave në Kosovë.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se ky donacion do t’i rrisë kapacitetet për ruajtjen e vaksinave.

Ndërsa, bëri thirrje që imunizimi i qytetarë të vazhdojë.

“Jemi këtu bashk për të nderuar shembullin e mirë të partnerëve të vazhdueshëm ndërkombëtar UNICEF dhe USAID. Këto pajisje do rrisin kapacitetet e ruajtjes e vaksinave më të gjitha nivelet dhe komunat e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje për vaksinim. Vaksinimi është produkti thelbësor dhe shpresa më e mirë për t’i dhënë fund Covid-19 dhe pajisjet janë një hap për të ndjekur planin e vaksinimit në vazhdimësi. Ta ndryshojmë se bashku rrjedhën e vaksinimit sepse vetëm bashkë mund t’ia dalim”, tha zëvendësministrja Gexha.

Drejtoresha e USAID në Kosovë Zeinah Sallahi, tha se qytetarët duhet ta kuptojnë rëndësinë e vaksinës. Tha se bashkarisht mund ta mposhtim virusin.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë rëndësinë e vaksinimit. Ju lutem ta merrni vaksinën që të ruani vetën dhe familjarët tuaj. Së bashku mund ta mposhtim këtë virus të tmerrshëm dhe mund të ja dalim”, tha ajo.

Thirrje për vaksinim, bëri edhe drejtoresha e UNICEF në Kosovë, Nona Zicherman, teksa shtoi se donacioni është i rëndësishëm për shëndetësinë kosovare.

“Dhurimi i këtyre 270 frigoriferëve është shumë i rëndësishëm për shëndetësinë në Kosovë. Covid-19 nuk ka përfunduar, duhet të vaksinohemi në mënyrë qe të kalojmë sa më shpejt këtë pandemi”, tha ajo.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Izet Sadiku, vaksinimin e quajti storie të suksesit në Kosovë.

“Donacioni i sotëm krijon zingjirin e ftohte të vaksinave që bënë parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Vaksinimi është një storie e suksesit në Kosovë. Ftoj qytetarët të vazhdojnë të vaksinohen. Jemi shumë të kënaqur dhe mendoj që ky donacion do të ndihmojë në procesin e vaksinimit në Kosovë që të jetë edhe i lehtë”. /eo

You may also like