“Unë nuk marr porosi”, debat mes Këlliçit dhe Bejkos: Ju jeni “puçistë”

by admin
Spread the love

“Kartolina e demokratëve për vitin e ri” ishte tema e emisionit “Log.” mbrëmjen e sotme në “ABC” që nisi me debat mes Roland Bejko dhe Belind Këlliçit. Bejko që pak ditë më parë u zgjodh sekretar për pushtetin vendor dhe decentralizimin nuk e njeh lëvizjen e Berishës, Kuvendin dhe Referendumin që pasoi. Por ish-kreu i FRPD-së ndërhyri duke shkaktuar debat në studio mes demokratëve.

Debati:

Roland Bejko: Basha është kryetari legjitim i PD-së, pastaj mund të bëjmë lloj-lloj shkarkimesh dhe emërimesh. 11 Dhjetori është kryefoltore. Ne nuk e njohim 11 Dhjetorin.

Belind Këlliçi: Përse, apo se nuk i pëlqen Bashës?

Roland Bejko: Këta (grupi i Berishës) kanë një taktikë, kur fillon t’i të flasësh dhe të ndërpresin ose kur thua kam ftuar filanin nuk vijnë fare. Këta nuk janë parti, por grup i rebeluar që kanë bërë një “puç” atje.

Belind Këlliçi: Unë nuk marr porosi, ti e di që nuk marr porosi.

Roland Bejko: Po nuk ke marrë porosi më lër të flas.

Gazetari i emisionit “Log.” Adi Darsi solli përmes një tabele të gjitha ndryshimet që janë bërë nga Lulzim Basha në mbledhjen e fundit të këshillit kombëtar.

You may also like