Unë, një ish-i zhdukur nga Serbia – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Kurti, si vetë një ish-i zhdukur, paralajmëroi se nuk do ketë marrëveshje me Serbina pa u gjetur se ku janë të zhdukurit e luftës.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Kurti iu drejtua familjarëve te personave të zhdukur, duke iu thënë se “marrëveshje me Serbinë nuk ka pa u zgjedhur problemi i të zhdukurve me dhunë”.

“Nga qershorin e vitit 1999, kam qenë i zhdukur, jo për vete por sepse familja nuk e dinte ku jam deri atëherë kur na vizitoi Kryqi i Kuq në korrik të vitit 1999.

 Prandaj kur u lirova kisha edhe thirrje të brendshme edhe përgjegjësi qytetarë që t’i bashkohem nënës Nysrete dhe shumë nënave tjera, të cilat ishin organizuar që të bëjnë trysni mbi vendorët e ndërkombëtarët, e kjo të transferohet mbi Beogradin, ashtu që të zbardhen fati i djalit të saj dhe i shumë djemve e vajza të prindërve të Kosovës, të cilët fillimisht ishin 5 mijë, mandej u mor vesh që 2 mijë kanë përfunduar në burgje, ndërkaq rreth 3 mijë ende janë të pagjetur. Ndërkaq tani i kemi mbi 1 600 të pagjetur, nga të cilat janë 2/3 janë shqiptarë të Kosovës”, tha Kurti.

“Çështja e të zhdukurve, është nder prioritet tona, dhe gjithmonë e kemi bërë të qartë këtë”, shtoi ai. /tesheshi.com/

You may also like