Unë, i vetmi që mund të flasë me Putinin! – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar sërish sulmin rus në Ukrainë, duke thënë se situata atje do të përkeqësohet, pasi sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin nuk do ta ndalë luftën.

“Kjo mund të çojë në një luftë të tretë botërore. Unë shoh se çfarë po ndodh. Sepse nëse mendoni se Putini do të ndalojë, do të bëhet gjithnjë e më keq. Ai nuk do ta pranojë atë dhe ne nuk kemi me kë të flasim,” tha Trump në një tubim në Karolinën e Jugut.

Duke thënë se ishte ai që mund të fliste me Putinin, Trump kritikoi administratën Biden, duke përsëritur se Putini nuk do të fillonte kurrë një luftë gjatë mandatit të tij.

 “Askush nuk ka qenë ndonjëherë më i ashpër ndaj Rusisë se unë”, tha Trump. /tesheshi.com/

 

You may also like