Unë doja MESSIN! – Shqip

by admin
Spread the love

Al Nassr tashmë është skuadra e re e Cristiano Ronaldos, i cili ka firmosur kontratë deri në vitin 2025, nga ku do të prfitojë 200 milionë euro. Ky transferim nuk mendohet të jetë i vetmi, pasi skuadra arabe tenton edhe lojtarë të tjerë që bëjnë paraqitje pozitive në europë.

Por trajneri i ri i CR7, Rudi Garcia është një tifoz i madh i Lionel Messit deri në atë pikë sa francezi ka theksuar në konferencën e fundit se ka shkuar deri në Katar për të takuar kampionin e botës.

“Së pari doja të sillja Messin nga Doha ”, tha me shaka Rudi García. Mbetet të presim të shikojmë se si tashmë Ronaldo mund të ketë marrë shakanë e trajnerit të tij, pasi rivaliteti Messi-CR7 na ka shoqëruar prej vitesh duke na rezervuar emocione dhe spektakël.

You may also like