Ultimatumi për dorëheqjen e Lulzim Bashës, sekretari i PD-së del me paralajmërimin e fortë

by admin
Spread the love

Grupi parlamentar i PD-së, nuk ka marrë një vendim në lidhje me ultimatumin e lëshuar në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së mësohet se nuk ka pasur ndonjë vendim final, edhe pse kishte një ultimatum nga ana e deputetëve në lidhje me qëndrimin që duhet të mbante Basha, pas kërkesës nga shumica e deputetëve të tij për largimin nga posti i kryetarit të PD-së.

Sekretari i grupit të PD-së, Arbi Agalliu u shpreh për mediat: “Se kur e jep dorëheqjen Basha nuk është në dorën time. Nëse Basha nuk reagon në kohën e  duhur ne do të marrim hapat tonë. Grupi parlamentar nuk ka marrë asnjë vendim sot”.

Një ditë më parë ishte deputetja Grida Duma që do të deklaronte se e enjta ishte afati i fundit për Bashën. Tashmë pritet se cila do të jetë lëvizja e grupit anti Basha, ku disa më parë patën publikuar edhe një nismë për ta shkarkuar nga grupi parlmaentar i PD-së.

You may also like