Ulen ndjeshëm temperaturat, mësoni si parashikohet të jetë moti sot në gjithë vendin tonë

by admin
Spread the love

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë zonës malore, duke sjell dhe në Verilindje dhe Juglindje të vendit flokë dëbore.

Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që edhe në këto zona të kemi përmirësim të kushteve atmosferik.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 9°C.

Era do të fryjë gjatë paradites mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 5 ballë, por pasditja dhe mbrëmja sjellin dobësim të parametrit të erës.

Kosova deri në orët e mesditës dhe pasdites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke sjell dhe reshje dëbore në vend. Por orët në vijim sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës

Pjesa e parë e ditës në territorin e MV do të jetë me kalime të shpeshta vranësirash, ku në intervale të shkurtra kohore do të zhvillohen dhe do të gjenerojnë reshje dëbore. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet largim i vranësirave të shumta dhe pushim i rreshjeve në pjesën më të madhe të MV.

You may also like