Ulen 2 mijë euro nga çmimi i madh për çdo ofendim..

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Spektakli i mbrëmjes së sotme i ‘Big Brother VIP’ ka nisur shumë vrullshëm. Që në fillim të puntatës, Arbana Osmani ka njoftuar vendimin e Vëllait të Madh se Kejvina Kthjella është e skualifikuar dhe duhet të lërë shtëpinë e Big Brother VIP pas dhunës fizike ndaj Luizit.

Pas daljes së saj, Vëllai i Madh ka transmetuar një klip me të gjithë situatat ku banorët kanë ofenduar dhe kanë shfaqur dhunë verbale, të cilat në fakt kanë qenë të shumta. Që nga Luizi, i cili është sulmuar gjatë të gjithë kohës nga disa nga vajzat, duke u cilësuar si provinvial, idiot, me të meta mendore e ofendime të tjera.

Gjithashtu, pas trasmetimit të klipit, ku Dea shihej me thikë në dorë, send të cilin ia kishte drejtuar Luizit, blogerja kërkoi ta komentoi si të nxjerrë jashtë konteksti. Ajo tha se nuk ka patur për qëllim të kërcënojë askënd, ndërsa edhe banorë të tjerë i justifikuan komentet e tyre si të nxjerra jashtë konteksti.

Pas kësaj situate, Big Brother vendosi të marrë një tjetë vendim drastik, duke ulur 2 mijë euro nga çmimi i madh për çdo ofendim, kanosje, shaka me shëndetin e kërcënime, duke nisur nga mbrëmja e sotme e në vijim.

You may also like