UKRAINË – Zelensky: Terrori rus në Kharkiv, një tjetër goditje e rëndë për qytetin

by admin
Spread the love

KIEV, 6 prill /ATSH-ANSA/- Një tjetër goditje e rëndë për qytetin dhe rajonin, shkroi sot në Telegram presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky iu referuar sulmit të mbrëmshëm rus në qytetin në verilindje të Ukrainës, i cili shkaktoi vdekjen e gjashtë personave.

“U dëmtuan objektet e banimit dhe infrastruktura civile, fatkeqësisht humbën jetën gjashtë persona, ngushëllime të sinqerta për familjet dhe miqtë”, tha Zelensky.

“Më shumë se 10 persona u plagosën. Të gjitha shërbimet në terren janë duke funksionuar, të gjithë personat e përfshirë po ndihmohen”, shtoi ai.

“Ne duhet ta bëjmë të pamundur këtë terror. Është e domosdoshme të forcohet mbrojtja ajrore për rajonin e Kharkivit. Dhe partnerët mund të na ndihmojnë për këtë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen dje në mbrëmje sulme me dronë dhe raketa, ndërsa pjesa më e madhe e luftimeve u përqendrua rreth Zaporizhias, ku ndodhet centrali bërthamor. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like