UKRAINË – Zelensky pritet të vizitojë Brukselin

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po shqyrton mundësinë e një vizite në Bruksel, njoftoi sot Parlamenti Evropian.

“Ka gjasa për një seance speciale të parlamentit të enjten me presidentin ukrainas të pranishëm”, tha një zyrtar nga legjislatura e BE-së.

Udhëheqësit e BE-së pritet të takohen të enjten në Bruksel në një samit të liderëve. Zelensky gjithashtu pritet të marrë pjesë.

Ky do të ishte udhëtimi i dytë i Zelensky jashtë vendit, që kur Rusia pushtoi Ukrainën, pas vizitës së tij në Uashington dhjetorin e kaluar.

Të premten, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel vizituan Kievin, në kuadër të samitit BE-Ukrainë për të treguar solidaritet dhe mbështetje për vendin.

Së bashku me SHBA-në, Bashkimi Evropian konsiderohet aleati më i afërt i Ukrainës. BE-ja dhe vendet e saj anëtare, deri më sot, kanë ofruar një ndihmë me vlerë rreth 50 miliardë euro (53.6 miliardë dollarë).

Përveç ndihmës ushtarake dhe civile për Ukrainën, BE-ja ka vendosur raunde të shumta sanksionesh ndaj Rusisë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like