UKRAINË – Zelensky kërkon fonde për flotën e dronëve detarë

by admin
Spread the love

KIEV, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Pas sulmit nga dronët ukrainas kundër flotës ruse të Detit të Zi në portin e tyre detar pranë Sevastopolit në Krime, Ukraina dëshiron të blejë më shumë armë të këtij lloji.

“Ne do të fillojmë një tjetër fushatë për mbledhjen e fondeve javën e ardhshme, ne duam të mbledhim fonde për një flotë të tërë dronësh detarë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij video.

“Qëllimi i këtyre dronëve është i qartë. Të gjithë e kanë parë tashmë se si funksionon”, theksoi ai.

Sipas Ukrainës, tre luftanije ruse u goditën në sulmin në Sevastopol fundjavën e kaluar, duke përfshirë anijen e re “Admirali Makarov”.

Ushtria ruse ka pranuar vetëm disa dëme të vogla, pa dhënë më shumë detaje.

Pas shpërthimit të luftës, Ukraina krijoi platformën e internetit United24, përmes së cilës tashmë janë dhuruar rreth 220 milionë dollarë për blerje armësh, sipas Kievit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like