UKRAINË – Zelensky i kërkon BE-së ndalimin e tregtisë me Rusinë

by admin
Spread the love

KIEV, 21 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë të gjithë tregtinë me Rusinë.

Gjatë një video-mesazhi në platformën ruse Telegram, në veçanti, Zelensky kërkon që Bashkimi Evropian të refuzojë burimet energjetike të Rusisë.

”Asnjë euro për pushtuesit, mbyllini të gjitha portet tuaja, mos u dërgoni mallrat tuaja, refuzoni burimet e energjisë”, kërkoi presidenti ukrainas.

“Pa tregti me ju, pa kompanitë dhe bankat tuaja, Rusia nuk do të ketë më para’ për këtë luftë”, shtoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like