UKRAINË – Sulme ajrore ruse përreth Kievit

by admin
Spread the love

KIEV, 27 tetor /ATSH-DPA/-Sulmet ajrore ruse kanë shënjestruar zonën përreth Kievit sot në mëngjes, sipas autoriteteve ukrainase.

Trupat ruse kanë bombarduar një nga komunat pranë Kievit. Shërbimet e shpëtimit janë vendosur në vendngjarje”, tha guvernatori Olexiy Kuleba në Telegram pa përmendur emrin e qytetit.

“Disa nga raketat ishin kapur”, shtoi ai.

Sulmet e reja erdhën pasi alarmi i sulmit ajror ra katër herë dje në Kiev.

“Në Ukrainën jugore, ushtria ruse lëshoi mbi 20 drone luftarake iraniane të tipit “Shahed-136″,  dy orë para mesnatës”, njoftuan forcat ajrore ukrainase.

“Nëntëmbëdhjetë nga dronët ishin rrëzuar, shumica e tyre mbi rajonin e Odesës”, tha ai.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

“Ndërkohë, në gadishullin e Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, një stacion energjie u sulmua nga një dron”, njoftoi sot guvernatori i emëruar nga forcat pushtuese ruse, Mikhail Razvozhaev.

Ukraina nuk ka pranuar zyrtarisht përgjegjësinë për sulmet, por incidentet sugjerojnë se vendi është në gjendje të shënjestrojë objekte përtej vijës së frontit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like