KIEV, 16 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një seri prej tetë shpërthimesh tronditën qytetin e Chuhuivit, në rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv.
Shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin e rajonit me të njëjtin emër.
Rusia tha sot se kishte zmbrapsur disa sulme me dronë ukrainas në territorin e saj.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjithsej pesë raketa pa pilot u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse mbi rajonin perëndimor rus të Bryansk dhe jashtë gadishullit të aneksuar të Krimesë në Detin e Zi.
Rusia ka bërë një luftë kundër Ukrainës për më shumë se 20 muaj.
Në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus, Ukraina ka qëlluar vazhdimisht në territorin rus, si në rajonin kufitar ashtu edhe në objektiva ushtarake në brendësi.
Megjithatë, shkalla e dëmit është e vogël në krahasim me shkatërrimin e shkaktuar nga bombardimet ruse të qyteteve dhe qytezave të Ukrainës që kur ata filluan pushtimin e tyre në shkurt 2022./ /os/