UKRAINË – Përfundon armëpushimi në Mariupol dhe Volnovakha, rifillojnë sulmet

by admin
Spread the love



MOSKE, 5 mars /ATSH-DPA/ – Sulmet në qytetet ukrainase Mariupol dhe Volnovakha kanë rifilluar, tha sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Këto sulme i dhanë fund zyrtarisht një armëpushim të shkurtër për të lejuar evakuimet humanitare.

”Luftimet rifilluan në orën 15:00 GMT”, tha ajo.

Forcat ukrainase thanë se Rusia kurrë nuk e kishte respektuar plotësisht armëpushimin.

Më shumë se një javë pas pushtimit rus të Ukrainës, të dy palët kishin rënë dakord për armëpushimin e kufizuar nëpër qytete për t’u dhënë kohë grupeve të ndihmës humanitare për të evakuuar njerëzit që përpiqeshin të largoheshin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakGoogle humbet titullin e faqes më të klikuar në botë
Artikulli tjetërPolicia Tiranë, masa për mbarëvajtjen e zgjedhjeve


You may also like