UKRAINË – OKB: Më shumë se shtatë milionë të shpërngulur

by admin
Spread the love

PARIS, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Sipas një studimi të agjencive ndërkombëtare, më shumë se shtatë milionë persona janë zhvendosur brenda Ukrainës deri në gusht të këtij viti.

”Shumica e tyre janë gra, me pothuajse një të tretën që janë zhvendosur më shumë se një herë”, sipas një raporti të përbashkët nga agjencia e azilit të BE-së, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Në të njëjtën kohë, më shumë se gjashtë milionë nga ta kishin vendosur të ktheheshin në shtëpitë e tyre deri në gusht.

Sipas agjencisë së OKB-së për Refugjatët, 14,3 milionë persona janë larguar nga Ukraina deri më tani.

Tre të katërtat e tyre kanë shkuar në katër vendet fqinje të BE-së, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKurti: Fushatë agresive kundër serbëve të Kosovës

You may also like