UKRAINË – Mbyllet edhe reaktori i fundit

by admin
Spread the love

KIEV, 13 prill /ATSH-DPA/ – Reaktori i fundit në termocentralin bërthamor të Zaporizhyas, të pushtuar nga Rusia, është mbyllur pasi luftimet vazhdojnë në zonë që prej tri vitesh.

“Kjo do të thotë se të gjashtë njësitë e reaktorëve të uzinës janë tani në një gjendje mbylljeje të ftohtë. Asnjë radioaktivitet nuk ka shpëtuar gjatë procedurës”, shkroi në Telegram ekipi drejtues.

“Puna u krye në mënyrë rigoroze në përputhje me të gjitha standardet e zbatueshme të funksionimit”, shtoi ai.

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, me një kapacitet prej gati gjashtë gigavat, u pushtua nga trupat ruse menjëherë pas pushtimit të Ukrainës me urdhër të Kremlinit në shkurt 2022.

Ai u minua gjerësisht dhe u sulmua disa herë, duke nxitur shqetësimin ndërkombëtar për një aksident të mundshëm bërthamor.

Të dyja palët ndërluftuese akuzuan vazhdimisht njëra-tjetrën se po përpiqeshin të provokonin një incident në uzinë, e cila u mbyll në shtator 2022 për shkak të rrezikut./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like