UKRAINË – Kievi: Forcat ukrainase vënë nën kontroll 20 vendbanime në lindje

by admin
Spread the love

KIEV, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Trupat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e më shumë se 20 lokaliteteve gjatë 24 orëve të fundit ndërsa vazhdojnë të avancojnë shpejtë në lindje te vendit”, njoftoi sot Kievi.

“Çlirimi i zonave nën pushtimin rus në rajonet e Kharkivit dhe Donetskut vazhdon”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një raport.

“Velykyi Burluk dhe Dvorichna, dy komunitete në veri të rajonit të Kharkivit, janë braktisur nga forcat ruse”, thuhet në raport.

Nën presionin e kundërofensives ukrainase, Ministria e Mbrojtjes në Rusi njoftoi tërheqjen e trupave nga Kharkivi në fundjavë, më shumë se gjysmë viti pas fillimit të luftës.

Arsyeja zyrtare e dhënë ishte një “rigrupim” strategjik i njësive. Dje në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se qyteti i rëndësishëm strategjik i Izyum, për të cilin ishte luftuar më herët gjatë luftës, ishte rimarrë nën kontroll.

Sipas shtabit të përgjithshëm ukrainas, trupat ruse janë larguar gjithashtu nga qyteti i vogël i Svatovit në rajonin e Luhanskut, megjithëse milicitë e lidhura me separatistët janë ende në veprim.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like