UKRAINË – Kievi dërgon përforcime ushtarake në Soledar dhe Bakhmut

by admin
Spread the love

KIEV, 12 janar /ATSH-DPA/- Ushtarët ukrainas që mbrojnë qytetet e Bakhmutit dhe Soledarit do të marrin përforcime dhe furnizime ndërsa përpiqen të shmangin sulmet e fuqishme nga ushtarët rusë që përpiqen të marrin kontrollin e zonave me rëndësi strategjike.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e bëri njoftimin pas një takimi të shtabit të përgjithshëm sot në Kiev.

Ushtria ruse ka disa javë që po përpiqet të thyejë linjat e mbrojtjes ukrainase në këtë zonë të Ukrainës, pasi kërkon të mbizotërojë të gjithë rajonin e Donetskut, të aneksuar nga Moska muaj më parë, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Trupat e Kremlinit thuhet se kanë marrë kontrollin e shumë zonave në Soledar dhe Bakhmut.

“Moska po i qëndron synimeve që kishte vendosur fillimisht kur pushtoi fqinjin e saj në shkurt të vitit të kaluar, për të fituar kontrollin e plotë të katër territoreve të aneksuara, të Donetskut, Luhanskut, Zaporizhias dhe Khersonit”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”.

“Të gjitha objektivat e mëparshme mbeten në axhendë”, shtoi ai. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like