UKRAINË – Gati 5 milionë banorë të zhvendosur brenda vendit

by admin
Spread the love



KIEV, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Sipas shifrave zyrtare, rreth 5 milionë banorë në Ukrainë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në pjesë të tjera të vendit për shkak të sulmeve ruse.

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për çështjet e refugjatëve, Iryna Vereshchuk, tha se ishin regjistruar 4,9 milionë persona të zhvendosur brenda vendit.

“Rreth 3,6 milionë banorë janë zhvendosur brenda Ukrainës që nga pushtimi rus në shkurt 2022”, tha ajo.

Para pushtimit, vitet e luftimeve në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore kanë bërë që më shumë se 1 milion persona të zhvendosen brenda vendit që nga viti 2014.

Forcat e kontrolluara nga Moska në atë kohë, morën kontrollin e zonave të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut.

“Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme të banorëve kohët e fundit”, tha Vereshchuk duke shtuar se disa të evakuar ishin kthyer në shtëpitë e tyre në periudhën gusht-nëntor.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFRANCË – Macron: Nuk ka tolerancë për antisemitizmin


You may also like