UKRAINË – Dy anije të tjera me grurë nisen nga porti i Chornomorskut

by admin
Spread the love

ANKARA, 20 gusht /ATSH-AA/- Dy anije të tjera janë larguar nga Ukraina sipas marrëveshjes së Stambollit për eksportin e grurit, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.

“Anijet u nisën nga porti ukrainas Chornomorsk”, tha ministria në Twitter.

Ajo shtoi se dy anije të tjera në lëvizje do të inspektohen gjithashtu në veri të Stambollit.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje muajin e kaluar për të rifilluar eksportet e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, të cilat u bllokuan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, tashmë në muajin e gjashtë.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja u krijua në Stamboll për të mbikëqyrur dërgesat.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBllokohen 2 mjete lundruese në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit

You may also like