Ukrainë – Deri më tani kanë humbur jetën 238 fëmijë nga sulmet ruse

by admin
Spread the love

Bëhet e ditur se 238 fëmijë kanë humbur jetën në sulmet e Rusisë në Ukrainë.

Në një deklaratë të bërë nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës thuhet: “Deri në mëngjesin e 26 majit, 238 fëmijë kanë humbur jetën dhe 433 fëmijë janë plagosur në sulmet e Rusisë në Ukrainë”.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se këto shifra nuk janë të dhënat e fundit dhe se studimet identifikuese në zonat e pushtuara dhe të çliruara përkohësisht po vazhdojnë.

Në mes tjerash thuhet se si pasojë e bombardimeve të shumë qyteteve në Ukrainë, krahas pikave ushtarake janë dëmtuar edhe shumë objekte publike dhe 173 nga 1.848 institucione arsimore të dëmtuara janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkaq zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk tha: “Ne vërejmë se Rusia është në fazën më aktive të agresionit të saj në shkallë të gjerë kundër vendit tonë. Situata në frontin lindor të Ukrainës është jashtëzakonisht e vështirë, fati i vendit përcaktohet atje.”

Trupat ruse filluan një sulm në Ukrainë më 24 shkurt.

 

You may also like