Ukraina nën zjarrin rus, BE mbetet te sanksionet! – Shqip

by admin
Spread the love

Në reagimet e para nga Brukseli për sulmin rus ndaj Ukrainës, nuk është guxuar të përmendet apo dhe të nënkuptohet, një kundrapërgjigje ushtarake.

BE, me gojën e dy krerëve të saj, shkoi deri te sanksionet, e padyshim te ultimatumi ndaj Moskës për të ndërprerë zjarrin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dënuan ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës të enjten dhe njoftuan sanksione të reja kundër Federatës Ruse.

“Ne dënojmë fuqishëm agresionin ushtarak të paprecedentë të Rusisë kundër Ukrainës. Me veprimet ushtarake të paprovokuara dhe të pajustifikuara, Rusia po shkel rëndë ligjin ndërkombëtar dhe po minon sigurinë dhe stabilitetin evropian dhe global,” thanë Von der Leyen dhe Michel në një deklaratë të përbashkët.

Kjo dyshe i bëri thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë sulmet, të tërheqë forcat e saj nga Ukraina dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e saj.

Michel thirri një samit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së për të diskutuar krizën e sigurisë dhe sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë, “të cilat do të kenë pasoja të mëdha dhe të rënda për Rusinë për shkak të lëvizjeve të saj”, të cilat do t’i prezantojë në koordinim të ngushtë me partnerët e saj transatlantikë.

Von der Leyen tha se do të paraqesë një paketë të re sanksionesh që po finalizohet dhe do të miratohet shpejt nga Këshilli i BE-së.

“Ne po koordinojmë përgjigjen tonë me partnerët tanë ndërkombëtarë, duke përfshirë NATO-n dhe G7, liderët e të cilëve do të takohen sot”, thanë Michel dhe Von der Leyen. /tesheshi.com/

 

You may also like