Ukraina në flakë, Angelina Jolie zgjedh Jemenin – Shqip

by admin
Spread the love

Aktorja e Hollivudit dhe e dërguara speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Angelina Jolie vizitoi një kamp refugjatësh në Jemen, ku tërhoqi vëmendjen për katastrofën humanitare në këtë vend trazuar nga milicitë shiite.

UNHCR në Jemen tha se Jolie vizitoi një kamp refugjatësh në qytetin Lahi dhe bisedoi me gratë e zhvendosura jemenase që luftojnë për të siguruar jetesën.

Bëhet e ditur se 35 familje, të cilat për t’i shpëtuar konfliktit në qytetin e Lahit, janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të strehohen në pjesë të tjera të qytetit, po luftojnë për mbijetesë dhe jetojnë në kushte shumë të vështira.

Jolie mbërriti në Jemen të dielën për të tërhequr vëmendjen për pasojat katastrofike të konfliktit 8-vjeçar aty.

“Ndërsa ne vazhdojmë të dëshmojmë brutalitetin në Ukrainë dhe bëjmë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit dhe dërgimin e ndihmave humanitare, unë jam në Jemen për të mbështetur këta njerëz që kanë nevojë të dëshpëruar për paqe”, shkroi Jolie në rrjetet sociale.

Jemeni ka qenë skenë e konfliktit dhe dhunës që nga viti 2014, kur lëvizja rebele Huthi mori kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana’a.

Konflikti u përshkallëzua një vit më vonë kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë morën anën e qeverisë jemenase dhe filluan të kryejnë sulme ajrore në pozicionet rebele.

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se një nga krizat më të mëdha humanitare në botë është në skenë në Jemen, me miliona njerëz jetët e të cilëve janë të rrezikuar për shkak të urisë dhe mungesës së kushteve elementare të jetesës. /tesheshi.com/

You may also like