Ukraina me pesë yje, merr provizorisht kreun e grupit 1

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ukraina ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Armeninë në Nations League. Ekipi i Petrakov ka zhvilluar një ndeshje pothuajse perfekte duke marrë kështu edhe kreun e grupit 1 në Ligën B.

Ishte goli i Tymchyk në minutën e 22-të ai që hapi festivalin e golave për ukrainasit. Ky ishte edhe goli i vetëm për sa i përket pjesës së parë, ndërsa në të dytën Ukraina realizoi edhe katër herë të tjera.

Goli i dytë u realizua nga Zubkov, ndërsa Dobvyk trefishoi gjithçka. Në minutën e 81 u plotësua edhe pokeri falë golit të Ignatenko. Rezultati final i takimit megjithatë u vulos nga Dobvyk që realizoi edhe golin e pestë. Kështu Ukraina merr sërish kreun e grupit duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, një më shumë se Skocia që megjithatë, ka një ndeshje më shumë për të luajtur. /oversport.tv

Foto: Українська Асоціація Футболу / Ukrainian Association of Football, Facebook

You may also like